Krankenhausbetten

Te nderuar bashkëfshatarë
Te nderuar kontribues dhe dashamirë

Rinia e Pallçishtit fale aktiviteteve permanente gjate gjithe vitit mundohet qe sadopak dikuj ne vendlindje ti dale ne ndihme apo te beje dicka te mire per bashkëfshatarët ne pergjithesi.
Kesaj radhe Rinia e Pallçishtit ne bashkepunim me spitalin Waid te Cirihut ka arritur qe te siguroje 10 krevat spitali per pacient dhe 8 paketa me fasha-zavojë medicinal si dhe 5 karroca invalidesh na ka siguruar Spitexi FeMo.
Keto mjete do te mund ti shfrytezojne personat me nevoja te vecanta qe sadopak te kene me te lehte perditshmerine.
Rinia e Pallcishtit fale kontakteve dhe lidhjeve me institucione te ndryshme ne zvicer ka mundesi qe te siguroj mjete te tilla.
Keto mjete u siguruan si pasoje e nje kerkese zyrtare Spitalit Waid dhe Spitex FeMo qe te na dhurojne keto mjete pa asnje kompensim por qe kane nje vlere te larte kostoje.
Falemenderojme keta te rinj nga Pallçishti ne diaspore dhe vendlindje qe gjejne kohe dhe angazhohen ne keto projekte, gjithmone te motivuar dhe te gatshem te ndihmojne njerezit ne nevoje.
Personat apo familjet qe do te kene nevoje per krevat spitali apo karroce invalidesh mund te kontaktojne direkt Rinine e Palcishtit ne facebook , te kontaktojne mjeket e fshatit, te marrin info ne tre xhamitë e fshatit apo direkt personin pergjegjes per keto raste Xhabir Sulejmanin.

Falemenderojme:
Spitalin Waid Zürich
Spitex FeMo
Transport Rina
dhe gjithe bashkefshataret tane qe kontribuan ne realizimin e ketij aksioni. Zoti ju shperblefte me gjitha te mirat.

Rinia e Pallçishtit eshte e motivuar dhe ka vullnet qe edhe me tej te zhvilloje projekte te tilla me vlere per bashkëfshatarët.

Me respekt
Rinia e Pallçishtit

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!