Renovimit te shkolles fillore te fshatit Pallçisht

  • Description
  • Comments

Te dashur bashkëfshatar dhe kontribues


Projekti i renovimit te shkolles fillore te fshatit mbaroi me sukses ne afatin e caktuar. Sic e dini ne shkollen fillore Dervish Cara ka patur nevoje per disa rinovime dhe ne si rini e fshatit e pame te nevojshme qe te marim kete iniciativ persiper duke mare pelqimin dhe perkrahjen nga ana e drejtorit te shkolles z. Demerali Jonuzi si dhe nga kryetari i komunes z. Albon Xhemaili.

- Ështe kryer lyerja apo moleraj i gjithe objektit te shkolles per brenda .

- Është riparuar i gjithe rrjeti elektrik neper klasa dhe koridore si dhe ndricimi eshte be ne LED-drita.

- Jane kry punime te ndryshme me abrib ne murre dhe vende te ndryshme te demtuara

- Eshte bere Sanimi i nevojshem ne rrjetin e ujit.

- Eshte bere rregullimi apo zevendsimi i sanitarive te ndryshme neper WC si dhe pastrimi profesional i te njejtave.



-Gjithsej ky projekt i organizuar dhe perkrahur nga te rinjt e diaspores ka kushtuar 7.800 €


-Pasiqe te hollat e ketij projekti u mlodhen brenda disa orëve nuk e pame te nevojshe qe per kete projekt te tubojme te holla nga publiku me i gjere.

-Shpresojme qe sadopak te kemi ndikuar ne permisimin e kushteve ne shkollen tone ku edhe mesojne me te dashurit tanë, fëmijet.

-Ndricimi i mjaftueshem i klasave si dhe ngjyrat qe jane perdorur shpresojme qe te japin nje ambient me te rehatshem per zhvillimin e procesit mësimor.


-Falemenderojme perzemersisht te gjithe rinine ne diaspore dhe vendlindje per perkrahjen qe na kane dhene gjate realizimit te ketij projekti. Poashtu falemenderojme te gjithe mjeshtrit dhe ekipin punonjes te shkolles qe kane dhene maksimumin ne pastrimin dhe pregatitjen e objektit per fillimin e vitit te ri shkollor. Shpresojme qe edhe me tej te vazhdojme punen tone me projekte edhe me interesante .


Te gjithe nxenesve ju urojme nje vit te mbare shkollor si dhe suksese ne mesime.


Rinia e Pallcishtit



This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!